Zjarri në fushën e mbetjeve/ IKMT gjobit me 1 milionë lekë bashkinë e Vlorës

schedule17:16 - 30 Qershor, 2023

schedule 17:16 - 30 Qershor, 2023

IKMT ka gjobitur 1 milionë lekë bashkinë e Vlorës lidhur me rastin e përfshirjes nga flakët të fushës së mbetjeve ditën e djeshme. Pas ndërhyrjes së kryer edhe nga forcat e ushtrisë dhe atyre të zjarrfikësve edhe gjatë ditës së sotme, situata është drejt përmirësimit, raporton gazetari Elton Nika.

Pasditen e së enjtes, fusha e mbetjeve u përfshi sërish nga flakët duke prekur një sipërfaqe të konsiderueshme toke. Forca të shumta të zjarrfikësve dhe katër automjete u vunë në dispozicion për të shuar flakët, Nga informacionet paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!