Gjykata dënon ish-ministrin Tahiri, reagon Sali Berisha

schedule22:42 - 19 Shtator, 2019

schedule 22:42 - 19 Shtator, 2019

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha procesi i gjyqësor ndaj Saimir Tahirit fakton se mafia e drogës nuk e gjykon dhe as nuk e dënon veten. Njësoj si kreu i Partisë Demokratike edhe ish-lideri i saj, e cilësoi vendimin që e dënoi Saimir Tahirin me 3.4 vite burg si të turpshëm.

“Ky vendim i turpshëm është i ngjashëm me ato të karteleve, në të cilat droga, trafiqet janë meritë dhe jo krim dhe kumbarët kryesorë mbrohen e nuk dënohen.

Narko prokuroria, siç kanë faktuar mediat fakte thelbësore dhe prova përvëluese të bashkëpunimit të Saimir Trafikut me Habiljat, nuk i vendos dhe si trajton si të tilla në aktakuzën e saj.

Narko prokuroria kërkon për veprat penale që e akuzon nga së paku 40 vite burg vetëm 12 vite.
Narko gjykatësit mezi priten t’i kërkonin ndjesë Saimir Trafikut se ishte i pafajshëm, por të detyruar dhe vetëm sa për sy e faqe të shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve po i japin një akuze koti për abuzim detyre dhe jo kurrë për kanabizimin së bashku me shefin e madh Edvin Mafinë të mbarë vendit sepse ti o Sajmir Trafiku ke zbatuar vetëm porosinë e tij.

Si përfundim miq, ky proces dëshmon përfundimisht se për narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë shteti ligjor nuk ekziston. Vetëm qytetarët shqiptarë me guxim dhe sakrifica mund të nxjerrin fatin e tyre nga kthetrat e mafies së drogës të kryesuar nga Edvin Mafia”, shkruan Berisha.


3.4 vjet burg është dënimi i vendosur nga Gjykata e Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Trupi gjykues ka vendosur dënimin e Tahirit me 5 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i është ulur automatikisht në 3.4 vite, i cili konvertohet në shërbim prove. Gjithashtu, gjykata ka vendosur t’i ndalojë Tahirit të drejtën për funksione publike në një periudhë 3-vjeçare./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!