Irani thërret të ngarkuarin me punë të Suedisë për djegien e Kuranit

schedule15:31 - 30 Qershor, 2023

schedule 15:31 - 30 Qershor, 2023

Irani ka thirrur të ngarkuarin me punë të Suedisë për të protestuar kundër djegies së një kopje të Kuranit në Suedi, njoftuan mediat shtetërore. I dërguari suedez u thirr në ministrinë e Jashtme dhe iu kërkua të parandalonte fyerjet ndaj vlerave morale dhe fetareë të myslimanëve të enjten.

Diplomati suedez konfirmoi kundërshtimin e vendit të tij ndaj çdo forme të islamofobisë, duke thënë se do të përcjellë protestën e Teheranit në Stokholm.Salëan Momika dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman nën mbrojtjen e policisë përpara një xhamie në Stokholm të mërkurën.

Ngjarja ndodhi ditën e Kurban Bajramint, një nga festat kryesore fetare të festuar nga myslimanët në mbarë botën. Akti ka shkaktuar një dënim të gjerë nga vendet islame, përfshirë Turqinë, Jordaninë, Palestinën, Arabinë Saudite, Marokun, Irakun, Iranin, Pakistanin, Senegalin, Marokun dhe Mauritaninë./abcnews.al