Mbi 2000 emigrantë kanë mbërritur në Itali në 48 orët e fundit

schedule14:08 - 30 Qershor, 2023

schedule 14:08 - 30 Qershor, 2023

Në 48 orët e fundit, 2033 emigrantë kanë mbërritur në Lampedusa, me 46 varka të ndryshme. Varkat që mbanin “të dëshpëruarit e detit” ishin nisur nga Sfax, Tunizi dhe Zoura, Libi. Emigrantët dhe refugjatët u ndihmuan nga Roja Bregdetare Italiane dhe Policia e vendit në zonën e kërkim-shpëtimit të Italisë dhe jashtë Lampedusës.

Shumica e të mbijetuarve janë nga Eritrea, Gana, Çadi, Sudani dhe Egjipti. Dy të humbur, të cilët u shpëtuan pranë Lampedusa, u thanë burrave dhe grave që u dhanë ndihmën e parë se varka në të cilën ndodheshin ishte përmbysur në ujërat territoriale të Tunizisë dhe ata kishin hipur në një varkë tjetër me emigrantë në zonë, por disa prej tyre ishin zhdukur.

Në total, aktualisht në qendrën e qëndrimit të përkohshëm të emigrantëve në Lampeduza ndodhen 3279 persona, ndërkohë që normalisht kapaciteti i saj nuk duhet të kalojë 400.

/abcnews.al