Një lojtar rus i hokejit është arrestuar në Poloni nën dyshimin për spiunazh, sipas një njoftimi të zyrtarëve,
“Spiunët rusë po bien një nga një”, tha ministri i drejtësisë dhe kryeprokurori i vendit Zbigniew Ziobro.
“U kap një spiun që operonte nën maskën e një atleti”.
Ziobro tha se personi në fjlaë luante për një klub të ligës së parë dhe ishte anëtari i 14-të i një rrjeti spiunësh që u arrestua. Ai akuzohet për pjesëmarrje në një grup të krimit të organizuar dhe se vepronte emër të inteligjencës së huaj kundër interesave të Polonisë, tha Zyra e Prokurorit Kombëtar.
Vepra të tilla dënohen me burgim deri në 10 vjet.
/abcnews.al