Ku ndodhet kreu i Wagnerit? Kolonel Toci: Mund të jetë larguar drejt Afrikës

schedule20:34 - 29 Qershor, 2023

schedule 20:34 - 29 Qershor, 2023

Kolonel Çlirim Toci thotë se sipas disa të dhënave të fundit, që ende nuk janë konfirmuar, kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin është larguar nga Bjellorusia në drejtim të kontinentit afrikan.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja” në ABC News, Toci u shpreh se një ish-agjent i KGB, ka deklaruar se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin kërkon eleminimin e Prigozhin.

“Ka të dhëna të pakonfirmuara që mund të jetë larguar edhe nga Bjellorusia në drejtim të kontinentit afrikan. Putini, sipas të dhënave të deklaruara nga ish-agjenti i KGB, i cili ka deklaruar se është i interesuar ta zhdukë Prigozhinin. Pra, nuk është i interesuar as të largohet nga Rusia, Bjellorusia apo të shkojë diku tjetër, as të shkojë diku tjetër. Ai e dëshiron Prigozhinin të vdekur dhe thotë që Prigozhin mund të gjendet një ditë i vdekur për arsye të një dhimbje koke të shkaktuar nga 9mm. Do të thotë që mund të gjendet i vdekur dhe të deklarohet që ka vrarë veten. Pra, kërkon eleminimin e tij”, theksoi ai./abcnews.al