Finalja e madhe e Superkupës së Europës mes Manchester City që fitoi Champions League dhe Sevilla që fitoi Europa League, do të luhet në Greqi më datë 16 gusht dhe kjo sfidë do të ketë një risi.
UEFA ka vendosur se nëse skuadrat e mbyllin në barazim kohën prej 90 minutave, skuadrat nuk do u drejtohen dy shtesave nga 15 minuta por do të shkojnë menjëherë në penallti.
Ky rregull do të aplikohet duke nisur nga finalja e ardhshme dhe do të jetyë në çdo Superkupë ndërkohë që ende nuk është marrë vendim për ndonjë finale tjetër që mund të aplikohet kjo risi./h.ll/abcnews.al