Putin ka urdhëruar arrestimin e gjeneralit rus Sergi Surovikin, i njohur si “kasapi i Sirisë”. Sipas informacioneve, ai ishte në dijeni të planit të Prigozhin.
Ministria e Mbrojtjes ende nuk ka komentuar mbi arrestimin e supozuar të Surovikin, i cili nuk është parë në publik që nga e shtuna, ditën kur kreu i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin nisi rebelimin e tij kundër Vladimir Putin.
Më herët të mërkurën, blogeri Vladimir Romanov tha se Surovikin u arrestua të dielën, një ditë pas rebelimit të dështuar. Siç pretendoi ai, ai tani ndodhet në paraburgim.
Alexei Venediktov, kryeredaktor i Ekho Moskvy, shkroi në Telegram se Surovikin nuk ka qenë në kontakt me familjen e tij për tre ditë dhe se rojet e tij nuk reagojnë.
Neë York Times raportoi të martën, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar amerikanë, se Surovikin e dinte paraprakisht planin e Prigozhin për të nxitur një rebelim kundër udhëheqjes ushtarake të Rusisë.
/abcnews.al