Kancelari Kurz dhe aleati i tij: Dëshirojmë marrëdhënie të mira mes Austrisë dhe Izraelit

schedule22:27 - 19 Dhjetor, 2017

schedule 22:27 - 19 Dhjetor, 2017

Kancelari i ri i Austrisë, Sebastian Kurz, dhe aleati i tij qeverisës konfirmuan se dëshirojnë marrëdhënie të mira me Izraelin. Kjo deklaratë e tyre vjen pas vendimit të qeverisë së Tel Avivit për të mos patur kontakte me ministratat e partisë së ekstremit të djathtë të Austrisë.

Kancelari i ri konservator Sebastian Kurz tha të martën se dëshiron që të “thellojë” marrëdhëniet dypalëshe midis Austrisë dhe Izraelit, qeveria e të cilës ka bërë të ditur se nuk do të ketë kontakte të drejtpërdrejta me ministrat nga e partia e ekstremit të djathtë FPÖ që u bë pjesë e qeverisë austriake. “Në programin tonë qeveritar thuhet qartë se ne duam të thellojmë marrëdhëniet dypalëshe me Izraelin”, shkruajti Kurz në llogarinë e tij të Twitter, pas takimit me ambasadorin e e Izraelit në Austri.

Ai i ka besuar Partisë së Lirisë së Austrisë, parti e ekstremit të djtahtë gjashtë portofole ministrore – duke përfshirë atë minisrisë së Brendshme, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme – në një kabinet me trembëdhjetë ministrave që kanë marrë detyrën të hënën.

Qeveria izraelite ka njoftuar se kryeministri Benjamin Netanjahu është në “kontakt të drejtpërdrejtë” me kryeministrin austriak, i cili është njëherësh dhe kreu i Partisë Kristiandemokrate (ÖVP).Kurz është shprehur ndërkohë optimist se do të mund të largohen rezervat që izraeli ka ndaj anëtarëve të koalicionit të tij. Edhe vëtë kreu i FPÖ, njëherësh Zëvendës Kancelar, Heinz-Christian Strache, nga ana e tij, tha se dëshiron një “kontakt miqësor, të ndershëm dhe të qëndrueshëm” me Izraelin dhe se partia e tij ishte “një nga aktorët kryesorë” në luftën kundër antisemitizmit në Austri dhe Evropë. Në vitin 2000, Izraeli pezulloi marrëdhëniet me Austrinë për të protestuar ndaj hyrjes në një koalicion qeveritar të FPÖ, të udhëhequr në atë kohë nga Jörg Haider./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!