Për t’u përgatitur më mirë për sezonin 2023/24, mesfushori i Juventusit, Paul Pogba, do të fillojë stërvitjet për sezonin e ardhshëm 10 ditë më herët se shokët e tij më 2 korrik.
Në të njëjtën kohë, sipas La Gazzetta dello Sport, klubi ka pyetje për gjendjen fizike të francezit. Juventusi gjithashtu duhet të reduktojë listën e pagave.
Këta faktorë e bëjnë Pogban një nga lojtarët që mund të shitet këtë verë. Turinezët janë gati të dëgjojnë oferta për mesfushorin nëse ka.
30-vjeçari Pogba iu bashkua Juventusit verën e kaluar, por për shkak të lëndimeve, ai luajti vetëm 10 ndeshje gjatë sezonit, në të cilat dha 1 asistim.
Transfermarkt e vlerëson lojtarin 15 milionë euro. /G.D abcnews.al/