Volejboll për femra/ Skënderbeu do të marrë pjesë në Kupën Ballkanike

schedule16:17 - 28 Qershor, 2023

schedule 16:17 - 28 Qershor, 2023

Dëshirën e pati të madhe që të ishte në Champions.

Kjo dëshirë nuk iu realizua Orlando Kojës, dhe trajneri i Skënderbeut në volejboll për femra do të jetë i detyruar të konkurrojë disa nivele më poshtë.

Pasi humbi titullin kampion në finalen e plej ofit ndaj Partizanit sezonin e kaluar, ekipi korçar zgjodhi të luajë në Kupën Ballkanike.

Lajmin e bën të ditur vetë trajneri Koja në faqen e tij në Facebook, duke dhënë edhe emrat e skuadrave të tjera pjesëmarrëse në këtë konkurrim.

Konkretisht janë Tiras i Greqisë, Voluntari i Rumanisë, Gallatasaraji i Turqisë, Drita e Gjilanit e Kosovës, Banja Luka e Bosnjë-Hercegovinës nga Republika Srpska dhe Spartaku I Serbisë.

Kupa Ballkanike jo vetëm që është një sprovë e vërtetë për vajzat nga Korça, që do t’i ndihmojë të ngrejnë nivelin e tyre, por edhe të jep një mundësi sado të vogël që të shkosh në kupat europiane në shtator.

Këtë të drejtë e merr fituesi, dhe favorit është padyshim Gallatasarji i Stambollit.

Për Skënderbeun, synimi kryesor është të përgatitet për sezonin e ardhshëm dhe të fitojë titullin kampion./ h.ll/abcnews.al