Një pastrues në një kolegj në shtetin e New Yorkut prishi pa dashje dekada kërkimesh duke fikur një frigorifer për të ndalur tingujt e “alarmit të bezdisshëm”.
Lidhur me këtë rast, Instituti Politeknik Renesselaer (RPI) në Troy, ka ushtruar padi ndaj punëdhënësit të pastruesit, duke thënë se nuk kishte trajnime të duhura.
Mediat e huaja shkruajnë se në padinë e paraqitur në gjykatën supreme të New Yorkut në qarkun Rensselaer në fillim të këtij muaji, universiteti po kërkon më shumë se 1 milion dollarë dëmshpërblim.
“Fatkeqësisht, ata kanë fshirë 25 vjet kërkime”.
Pastruesi, emri i të çilit nuk përmendet në padi, ishte i punësuar në Daigle Çleaning Systems dhe punoi në këtë kolegj për disa muaj në vitin 2020, kur ndodhi incidenti.
Laboratori përmbante disa kultura që ishin pjesë e një projekti kërkimor mbi fotosintezën e drejtuar nga profesori i biologjisë dhe kimisë KV Lakshmi. Kulturat zakonisht ruheshin në temperature minus 80 gradë Çelsius./abcnews.al