Anija më e madhe e lundrimit në botë është pothuajse gati

schedule13:16 - 28 Qershor, 2023

schedule 13:16 - 28 Qershor, 2023

Anija më e madhe e lundrimit në botë , një shtet lundrues, është pothuajse gati. Ajo duket si një anije kozmike dhe ndërtimi i saj është bërë në një kantier detar në Finlandë dhe ka bërë udhëtimin e saj të parë provë në ujë të hapur përpara dorëzimit të saj të mundshëm në tetor.

Mediat e huaja shkruajnë se Icon of the Seas e Royal Caribbean International është një anije vigane 365 metra e gjatë që peshon 250,800 tonë. Nisja e saj për në ujërat e Karaibeve pritet që të bëhet në janar 2024, ku në ambientet e saj ajo mund të strehojë rreth 5610 pasagjerë dhe 2350 anëtarë të ekuipazhit në tetë “lagjet” dhe 20 kuvertën e tij.

Ndër të tjera anija më e madhe pritet që të ketë gjashtë rrëshqitje ujore që thyejnë rekord, por pasagjerët që duan një përvojë më të relaksuar mund të pushojnë gjithashtu në shtatë pishinat e anijes dhe nëntë vaska.

Mbajtësi aktual i titullit të anijes më të madhe të lundrimit në botë  është një tjetër anije në flotën mbretërore të Karaibeve, Ëonder of the Seas , e cila bëri udhëtimin e saj të parë vetëm vitin e kaluar, dhe është pak më e shkurtër në 362 metra e gjatë.

Royal Caribbean International prezanton Icon of the Seas si kulmin evolucionar të teknologjisë së ndërtimit të anijeve lundruese, duke përdorur teknologjinë më të fundit, duke u mbështetur në 50 vjet ekspertizë “të nxjerrë” nga historia e kompanisë.

Icon përfundoi raundin e parë të provave në det më 22 qershor, sipas një deklarate të Royal Caribbean.

Gjatë ciklit të saj të parë të provave në det, Icon of the Seas udhëtoi qindra milje, gjatë së cilës janë testuar motorët kryesorë, trupi, sistemet e frenimit, drejtimi, nivelet e zhurmës dhe dridhjeve”, thuhet në deklaratë.

Ndër të tjera, ka 28 lloje të ndryshme akomodimi, me më shumë kategori për familjet dhe pamje nga oqeani.

Ndërkohë, Icon of the Seas është anija e parë e Royal Caribbean International e fuqizuar nga gazi natyror i lëngshëm (LNG) dhe teknologjia e qelizave të karburantit, si pjesë e tranzicionit të kompanisë drejt një të ardhmeje me energji të pastër.

Në provat detare, qindra ekspertë ishin në bordin e anijes për katër ditë për të vlerësuar performancën e saj./abcnews.al