Një 15-vjeçare është larguar nga banesa e saj dhe nuk është kthyer më.
Ka qenë gjyshja e saj 62-vjeçare e cila ka shkuar për të bërë kallëzimin në Komisariatin e Policisë Nr.3.
Policia njofton se po punohet për gjetjen e të miturës.
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 është paraqitur shtetasja 62 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa mbesa e saj e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.r.t/abcnews.al