Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një park në Britani, ku një adoleshente është rrahur brutalisht nga bashkëmoshataret e saj.Policia ka nisur hetimin për dy vajzat që rrahën brutalisht një tjetër vajzë në Ashby Park në Britani.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën dhe dy vajzat shihen duke goditur vazhdimisht me grushta dhe shkelma në kokë adoleshenten.
“Ajo kishte shkuar në park për të takuar miqtë e saj. Menjëherë pas kësaj ajo u sulmua papritmas dhe u dhunua nga dy vajza të tjera nga zona. Dëshmitarët okularë nuk bënë asgjë për ta ndihmuar atë”, tha njerku i saj për Daily Mail.
Sipas tij, vajza ka pësuar lëndime në kokë, krahë, këmbë dhe mavijosje te gjunjët.
/abcnews.al