Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se i është dërguar një mesazh i qartë Moskës dhe Minskut se NATO do të mbrojë çdo aleat, çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s”.
Stoltenberg i bëri komentet në një konferencë të përbashkët shtypi në Hagë të martën, së bashku me liderët e shtatë vendeve të NATO-s.
Shefi i NATO-s tha se aleanca është e gatshme të mbrojë anëtarët kundër Rusisë dhe Bjellorusisë dhe se ngjarjet që përfshijnë rebelimin e Wagner ishin “çështje të brendshme ruse”.
/abcnews.al