Pas përcaktimit të grupit të arbitrave që do të gjykojnë përballjen e parë të kualifikueseve evropiane për klubet shqiptare, më konkretisht atë mes “demave” të Partizanit dhe bjellorusëve të BATE Borisiv, UEFA ka përcaktuar grupin e arbitrimit dhe për përballjen e 13 korrikut mes skuadraës së Lindfield, së Irlandës së Veriut dhe “kuqebluve” të Vllaznisë.
Çuditërisht, UEFA ka zgjedhur si arbitër kryesor, 36-vjeçarin, Ivo Torres, i cili nuk ka patur eksperiencë në përballje të këtillë niveli më parë, me sfidën Gjibraltar U21-Moldavi U21, të vetmen sfidë “ndërkombëtare” të udhëhequr nga Torres.
Arbitrat anësor, si dhe ai i 4-rti do të jenë gjithashtu nga Luksemburgu, ndërsa është përcaktuar gjithashtu se përballja e parë do të zhvillohet në Irlandën e Veriut, ndërsa e dyta vetëm 1 javë më vonë, në “Loro Boriçi” të Shkodrës. /i.m /abcnews.al