Mesfushori i Paris Saint-Germain, Marco Verratti, mund të transferohet në Arabinë Saudite merkaton e verës.
Sipas Fabrizio Romano, interesimi për Marco Verrattin nga Arabia Saudite është aktualisht shumë serioz. Një nga klubet saudite po përpiqet në mënyrë aktive të bindë mesfushorin italian që t’i bashkohet skuadrës. Romano sqaron se mbyllja e marrëveshjes në këtë fazë nuk do të jetë e lehtë.
Sipas gazetarit, negociatat me lojtarin dhe klubin do të zhvillohen në ditët në vijim. Klubi saudit synon të bëjë një përpjekje për të bindur italianin të pranojë ofertën. /G.D abcnews.al/