Bayern nuk heq dorë nga Harry Kane, drejtuesit “bavarezët” gati ofertën e dytë për “bomberin”
Pavarësisht refuzimit të ofertës së parë të Bayern Munich prej 70 milionë eurosh plus bonuse për “bomberin” anglez, Harry Kane, nga skuadra e Tottenham, duket se “bavarezët” nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga sulmuesi 29-vjeçar këtë merkato vere.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike dhe ato gjermane, drejtuesit e Bayern janë duke përgatitur një ofertë të re për Spurs, teksa është bërë me dije se vetë Kane e dëshiron një kalim në “Allianz Arena”.
Ndërkaq, kujtjomë se “bavarezët” u “fiksuan” pas “rekordmenit” anglez pas paraqitjeve fantastike të zhvilluara me skuadrën e Spurs, teksa sezonin e shkuar arriti të shënonte 32 gola e të dhuronte 5 asistime në plot në 49 përballjet e zhvilluara në total. /i.m /abcnews.al