Rusia ende nuk sheh asnjë bazë për bisedime paqeje me Ukrainën, sipas zëdhënësit të Kremlinit.
Dmitry Peskov u tha gazetarëve në Moskë se për momentin nuk kishte asnjë shenjë të ndonjë prej parakushteve për bisedime të tilla, shkruan BBC.
Moska kishte thënë në të kaluarën se çdo bisedim paqeje duhet të marrë parasysh “realitetet e reja” – një referencë për katër rajone të Ukrainës që Rusia ka pretenduar – diçka që Ukraina dhe Perëndimi e kundërshtojnë. Kievi është shprehur se nuk do të negociojë me Moskën derisa ushtari i fundit rus të largohet nga Ukraina.
Peskov theksoi gjithashtu se Presidenti Vladimir Putin do t’u drejtohet sot anëtarëve të njësive ushtarake ruse dhe forcave të tjera që ndihmuan në ruajtjen e rendit gjatë rebelimit të së shtunës nga grupi Wagner./abcnews.al