Forcat ruse kryen tortura të vazhdueshme ndaj civilëve dhe ekzekutuan dhjetëra, tha zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut. OKB intervistoi qindra viktima dhe dëshmitarë për një raport, i cili detajon mbi 900 raste individuale të personave të arrestuar.
Shumica dërrmuese e të intervistuarve, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar, thanë se ishin torturuar dhe disa ishin abuzuar seksualisht gjatë ndalimit të tyre. Raporti përfshin 15 muaj, nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022 deri në maj të këtij viti.
Kremlini ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë se trupat e tyre kanë kryer krime lufte.
/abcnews.al