Prej vitesh koreograf, Gjergj Prevazi zbulon pse aplikoi për t’u bërë drejtor i Teatrit pa eksperiencë

schedule12:23 - 27 Qershor, 2023

schedule 12:23 - 27 Qershor, 2023

Drejtori i Teatrit ‘Kujtim Spahivogli’, Gjergj Prevazi, ka treguar pse vendosi të aplikonte për këtë post, pas një karriere të gjatë si koreograf.

Ai tha në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, që mendoi ta provonte si eksperiencë, pasi gjatë gjithë kohës, të gjithë ankohen për drejtorët. Prevazi e ka konsideruar si drejtimin e duhur pa përvojë në menaxhim.

“Kur aplikova në konkursin e shpallur nga Ministria e Kulturës, një nga arsyet pse aplikova ishte, kaq vite karrierë artistike, kaq përpjekje, kaq dëshira për t’i bërë gjërat, në pjesën më të madhe jemi ankuar nga drejtorët. Okay, pse jo, ta provoj vetë, pra për të sjellë eksperiencën e skenës së pavarur në zyrat e shtetit. Mendoj që kjo është një drejtim i duhur pa një eksperiencë në menaxhim, qoftë dhe si artist relativisht i gjatë jashtë institucioneve, nuk mund të shkosh në institucione se ne nuk jemi perfekt që t’i rregullojmë gjërat brenda një dite.

Pra, eksperienca jashtë duhet t’i ndihmojë zyrat e shtetit për t’i dhënë atyre njohuritë dhe eksperiencën që ne kemi përfituar jashtë atyre dyerve”, u shpreha ai./abcnews.al