Kush e mban ditarin e shkruar me dorë të Mbretëreshës Elizabeth?

schedule11:47 - 27 Qershor, 2023

schedule 11:47 - 27 Qershor, 2023

Mbretëresha Elizabeth u nda nga jeta më 8 shtator 2022 në moshën 96-vjeçare, pas 70 vitesh në fronin britanik. Letrat e saj personale dhe ditarët ka shumë gjasa që të publikohen sipas Telegrafit.

Mbretëresha e ndjerë mbajti një ditar gjatë gjithë mbretërimit të saj dhe iu referua incidenteve të jetës së saj private dhe publike. Sipas të njëjtave informacione, Paul Whybrew i cili ishte i afërt me Mbretëreshën do të marrë vendimin për të vendosur se cilat dokumente janë të përshtatshme për t’u bërë publike dhe cilat jo, pasi ai ka akses në arkivin e paçmuar. Askush nuk është në gjendje të dijë se sa kohë do t’i duhet Paulit për të përfunduar këtë projekt. Por është e sigurt që Mbreti Karli III do të japë miratimin përfundimtar përpara se libri të botohet.

Nuk është e pazakontë që korrespondenca personale e një mbreti të publikohet. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe në rastin e Mbretëreshës Viktoria kur ditarët e saj personal u publikuan në internet./abcnews.al