Biden mohon çdo përfshirje të SHBA-së në kryengritjen e Wagner  

schedule09:46 - 27 Qershor, 2023

schedule 09:46 - 27 Qershor, 2023

Presidenti amerikan Joe Biden ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të SHBA-së ose aleatëve të saj në rebelimin e Wagner kundër Kremlinit.

“Ne e bëmë të qartë se nuk ishim të përfshirë”, tha presidenti amerikan.

Ai konfirmoi se kishte biseduar me udhëheqësit e vendeve aleate për t’u siguruar që do të kishte një përgjigje të koordinuar.

“Ata ranë dakord me mua se ne duhej të siguroheshim që të mos i jepnim Putinit ndonjë pretekst për të fajësuar Perëndimin dhe për të fajësuar NATO-n ”, tha ai.

Presidenti Biden tha se ai udhëzoi këshilltarët e sigurisë kombëtare që ta përditësojnë atë “orë pas ore” dhe të përgatiten për skenarë të ndryshëm, të cilët ai nuk i specifikoi.

Ai vlerësoi gjithashtu se rebelimi i Yevgeny Prigozhin është pjesë e një lufte më të gjerë për pushtet në Rusi, duke shtuar se është ende herët për të nxjerrë përfundime të sigurta.

Ai theksoi se, pavarësisht nga zhvillimet në Rusi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën dhe njoftoi se në orët e ardhshme do të bisedojë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

/abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!