Fotografia që vë në siklet kryeministrin e Kanadasë Trudeau

schedule11:53 - 19 Shtator, 2019

schedule 11:53 - 19 Shtator, 2019

Një situatë jo e mirë për kryeministrin e Kanadasë Xhastin Trudo, mediat kanë publikuar një fotografi të tij të vitit 2001 ku kreu i ekzekutivit kishte lyer fytyrën me bojë të zezë për tu maskuar si një njeri me ngjyrë. Në një reagim të shpejtë ai u shpreh se kur e mendonte mërzitej me veten e tij.

Telashe të reja për Xhastin Trudo, pak javë para zgjedhjeve në Kanada. Kryeministri, i përfshirë aktualisht në një skandal për favorizim, ëshët vënë në siklet nga publikimi i një fotografie të vitit 2001 e publikuar nga Time. Aty ai shfaqet me fytyrën e lyer me bojë të zezë gjatë një feste. Festa me maska me temën “netë arabe” ishte organizuar nga shkolla private në Vankuver, ku Trudo në atë kohë 29 vjeç, jepte mësim.

Zëdhënësja e partisë liberale të Trudo konfirmoi për Time se ishte një nga gratë e pranishme në fotografi. Ndërkohë Trudo ka nisur fushatën elektorale për një mandat të dytë në zgjedhjet e 21 tetorit.

Xhastin Trudo pas polemikave të shumta dhe akuzave të komunitetit islamik kërkoi zyrtarisht të falur kanadezëve dhe pranoi se kishte bërë një budallallëk: Jam i nxehur me veten time, jam vërtet shumë i penduar tha ai për gazetarët që e shoqëronin gjatë fushatës elektorale. /ABC News Albania 24/7