Ardhja e teknikut Ange Postecoglu në krye të pankinës së Tottenham pritet të sjellë shumë ndryshime në organikën e Spurs, teksa gjatë kësaj merkato vere priten jo vetëm shumë afrime të mëdha, por edhe largime si ai i Harry Kane.
Përsa i përket afrimeve, prestigjiozja britanike “The Telegraph” raporton se skuadra e Tottenham po insiston për nënshkrimin me “fantazistin” anglez të “dhelprave” të Leicester, James Maddison.
“Londinezët” menduan t’u ofronin skuadrës së Leicester 40 milionë paund plus bonuse, mirëpo “dhelprat” janë në dijeni të “spektklit” që 26-vjeçari mund të dhurojë dhe nuk pranon një ofertë më të vogël se 60 milionë paund për të.
Ndërkaq, kujtojmë se Maddison arriti të “shkëlqejë” sezonin e shkuar në Premier League, pavarësisht se skuadra e tij ra nga kategoria, duke shkuar kështu në Championship. Anglezi u kthye në një protagonist të vërtetë teksa arriti të shënojë 10 gola e të dhurojë 9 asistime në 30 përballje. /i.m /abcnews.al