Transferimi i mesfushorit gjerman, Ilkay Gunodogan pas shumë e shumë negociatash te “katalanasit” e Barcelona, mund të plotësojë një “dëshirë” të vjetë të Presidentit Laporta, largimin e mesfushorit Frenkie de Jong nga “Camp Nou”, shitja e cila do të sillte jo pak miliona në arkat e Barça-s.
Sipas raportimeve më të fundit nga mediat italiane, për De Jong tepër të interesuar janë “bavarezët” e Bayern Munich, të cilët nuk do ta kishin problem një ribashkim në fushën e blertë mes De Jong dhe qendërmbrojtësit “tulipan”, Matthijs de Ligt.
Ndërkaq, kujtjomë se De Jong pas shumë polemikash sezonin e shkuar qëndroi te Barcelona, ku zhvilloi në total 43 përballje, duke arritur të shënojë dhe 2 gola, si dhe të dhurojë 4 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al

