“Çdo luftë është e vështirë”, Alvin Karaqi: Medalja e arit ishte “qershia mbi tortë”

schedule18:23 - 26 Qershor, 2023

schedule 18:23 - 26 Qershor, 2023

Alvin Karaqi bëri krenarë të gjithë Shqipërinë me suksesin e arritur në Poloni.

Sportisti i dha Shqipërisë medaljen parë të artë në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Krakovë. Karaqi triumfoi në disiplinën karate kumite në peshën 84 kilogramë.

Një sukses i jashtëzakonshëm që është përjetuar së tepërmi prej tij.

Në një intervistë eksluzive për ABC News, ai foli për suksesin e arritur:

“Për mua personalisht është medalja më e rëndësishme e karrierës sime që e kam pritur prej vitesh, gjithë kjo punë më në fund u shpërblye. Kam pasur dhe më parë medalje Evropiane, por kjo ishte qershia mbi tortë. Sa i përket Shqipërisë, shpresoj që kjo medalje tregon edhe një herë që kemi kapacitetin e madh që të fitojmë medalje elitare të mëdhaja si kjo e tilla.

Ka qënë një garë e vështirë në një nga përballjet ke qënë përballë edhe me kampionin Europës me kroatin? 

“Po. Faktikisht, gjithë kampionatin jam ndeshur me kampionët e podiumit të vitit të kaluar, duke i mposhtur të 4 të premten. Çdo luftë ishte e vështirë, pasi kemi të bëjmë me pontencial të madh. Nuk kam parë asnjë luftë, as një video më duhet dhe një herë t’i kthej t’i shoh si i kam fituar pikët, si kam reguar në ring.

Je aktualisht duke u stërvitur në Zvicër, gara e radhës cila është?

Gara e radhës shpresoj të jetë kampionati Ballkanik, ku për herë të parë do të mbahet në Tiranë më 22-23 shtator të këtij viti. Për mua do të jetë, një garë shumë e rëndësishme për arsye se jemi nikoqir, edhe në fund të vitit kampinati botëror i cili do të mbahet në Budapest të Hungarisë.

Sa janë shanset për fitore këtë herë Alvin?

“Si shanset e së premtes. Kemi të bëjmë me të rangut botëror, por në një ditë të bukur edhe Alvini mund të fitojë. Njihemi me njëri-tjetrin në këtë kompenticion, pasi jemi ndeshur me shumicën, disa herë kemi fituar, disa herë kemi humbur, është shumë normale, po them në një ditë të mirë, në ditë më në formë edhe me një përgatitje të bukur si kësaj radhe për lojrat Evropiane mund tja dalim. Sot nuk mund ta premtoj por nuk mund të shkoj në një garë pa e ditur që do të fitoj.  /G.D abcnews.al/