TIRANË- Abc News ka zbardhur dëshminë e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, të dhënë sot para GJKKO-së. Ai ka theksuar se dënimin për veprimin që ka bërë e ka marrë, ndërsa shtoi se ka rënë në kurthin e atyre që sipas Gjicit “nuk e duan”.
“Dënimin për veprimin që kam bërë e mora. Unë rashë në kurthin e atyre që nuk më duan”, është shprehur ai.
Ai u arrestua ditën e shtunë, kurse dy ditë më pas GJKKO vendosi të hetojë atë nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv./ n.m.abcnews.al