“Mendova se do të vdisja, zemra po më shpërthente”, Szczesny tregon frikën e përjetuar në fushë

schedule11:35 - 26 Qershor, 2023

schedule 11:35 - 26 Qershor, 2023

Szczesny është rikthyer për të folur për problemin që e preku gjatë ndeshjes së Europa League mes Juventusit dhe Sporting Lisbona. Portieri bardhezi ndjeu një dhimbje në gjoks, duke e detyruar të largohej para kohe nga fusha. Për fat të mirë, mjekët nuk gjetën ndonjë problem të veçantë shëndetësor.

“Ishte e frikshme. Unë mendova se do të vdisja. Pasi i kalova topin mbrojtësit, ndjeva se zemra ime ishte gati të shpërthente, gjatë një koditje këndi i thashë Milik se nuk po ndihesha mirë. Dhimbja e gjoksit ishte e tmerrshme, sot e kësaj dite nuk e dimë ende se cila ishte arsyja e saj”, u shpreh portieri polak./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!