Nuk heq dorë prej tij, Inter ka gati planin për të mbajtur Lukakun

schedule09:31 - 26 Qershor, 2023

schedule 09:31 - 26 Qershor, 2023

Vazhdon dialogu mes Interit dhe Chelsea për qëndrimin e Romelu Lukakut në Milano.

Londinezët nuk do të pranojnë një huazim të thjeshtë, por do të jetë vetëm blerje. Sipas “Gazzetta dello sport”, zikaltërit janë gati të përdorin formulën e huazimit me detyrim blerje për 30 milionë euro.

Për më tepër, Inter do të kërkojë edhe një ulje page nga sulmuesi belg, pasi ai merr 8.5 milionë euro neto dhe kjo gjë pritet të arrihet, pasi edhe Lukaku dëshiron të bëjë përpjekjet e tij për të qëndruar në Milano me Interin./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!