Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë moti karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, herë pas here do të kete zhvillim të vranësirave duke sjellë rrebeshe shiu.
Pjesa e dytë ditës vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta në bregdet dhe zonën e ulët duke lënë me rrebeshe afat-shkurtra shiu të gjithë zonën malore të Shqipërisë. Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vleratditore nga 10°C deri në 31 °C.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 40 km/h nga drejtimi veri-veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim deri në 4 ballë. /abcnews.al