Babë e bir e goditën me levë, flet nga spitali 54-vjeçari: I njoh nga afër, erdhën 4 veta

schedule18:51 - 25 Qershor, 2023

schedule 18:51 - 25 Qershor, 2023

54-vjeçari, Kristo Dhima banues në Gjirokastër ka folur pas goditjeve që ka marrë nga babë e bir, Bledi dhe Anis Ali. Ai ndodhet në spital dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, ka treguar të gjithë ngjarjen se si ndodhit.

LEXO EDHE: Delvinë/ Goditën me sende të forta 54-vjeçarin, procedohen babë e bir

Sipas Dhimës, gjithçka ishte e sajuar, sepse personat i njeh prej kohësh.

“Po ikja te zyrat dhe më vjen një furgon i verdhë, vetëm mbaj mend targat Vlorë. Mbaj mend vetëm një djalë të ri me bluzë të verdhë, i cili shumë shpejt më godet. Edhe pasi më goditi, kthehet mbrapsh pasi më goditi, kthehet mbrapsht siç e ka mosha e ktyre që shajnë dhe bërtasin, edhe i thash thirr babanë dhe do të marrë në polici ta sqarojmë këtë muhabet. U zhduk, unë po rrija aty dhe vjen babai veti katërt. Unë i njoh se kanë një stallë përballë zyrave dhe flisnim çdo mëngjes normalisht. Për mua ajo goditje ishte e sajuar, me leva, 4 veta, pa folur se ça ndodhi”, u shpreh ai./abcnews.al