Grupi Wagner pretendon se e kontrollojnë qytetin rus Rostov-on-Don, që gjendet në jug të shtetit.
Në një audio-mesazh të publikuar në faqen e Wagnerit në Telegram, udhëheqësi i grupit, Yevgeny Prigozhin, pretendon se trupat e tij e kanë marrë kontrollin e qytetit “pa asnjë të shtënë të nisur nga ne”. Ai ka pretenduar, po ashtu, se banorët e Rostov-on-Donit i kanë mbështetur pjesëtarët e Wagnerit, për shkak të “marshit të drejtësisë”.
Media shtetërore ruse ka transmetuar pamje që me sa duket tregojnë banorët e Rostovit duke debatuar me trupat e Wagner-it dhe duke u kërkuar atyre që t’i binden urdhrave të presidentit Vladimir Putin. Gjithashtu kreu i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin, ka akuzuar ushtrinë ruse se ka sulmuar trupat e tij në avancim.
Më herët, BBC raportoi se një autokolonë e Wagner u vu re në veri të Voronezh, një qytet në të cilin Wagner thuhet se ka kapur objektet ushtarake.
“Na qëlluan. Fillimisht sulme artilerie, dhe më pas nga helikopterët”, tha Prigozhin në një postim në Telegram, pa dhënë prova ose duke specifikuar se ku ndodhi sulmi i supozuar.