Edhe pse është e djathta këmba e tij natyrale për të goditur në portë, Kristjan Asllani shënoi një perlë në ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me të majtën e tij jashtë zone në ndeshjen e dytë eliminatore të Euro 2024 për muajin qershor.
Në përfundimt të sfidave eliminatore, UEFA hapi një votim për golin më të bukur të raundit, dhe Kristjan Asllani ishte në podium.
Disa ditë në votime, Asllani arrin të marrë titullin e golit më të bukur. Kujtojmë se në ndeshjen e parë eliminatore të Euro 2024 të muajit qershor, një e majtë tjetër nga lojtari i kombëtares shqiptare, Asani, u shpall si goli më i bukur./ h.ll/abcnews.al