E papritur dhe me shumë bujë. Arabia Suadite ka vendosur të heq dorë nga kanditatura e saj për të fituar të drejtën e organizimit të Kupës së Botës 2030, kandidaturë kjo që ishte një bashkim mes sauditëve dhe Greqisë e Egjiptit.
Sipas raportimeve më të fundit, nga prestigjiozja spanjolle, “Marca”, për të përfituar nga dorëheqja e arabëve aty është treshja Spanjë-Portugali-Marok, tresha e cila tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën dhe projekti i së cilës është në zhvillim e sipër.
Mirëpo, të lartpërmendurit nuk janë të vetmit kandidatë për oraginzimin e Kupës së Botës, në 100 vjetorin e saj, me katërshen “latine” Argjentinë, Uruguaj, Kili e Paraguaj, që janë aty për të “trazuar ujërat”. /i.m /abcnews.al