Gjykata e Posaçme e Apelit la të pa ndryshuar masën e sigurisë arrest në burg për sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duron dhe zyrtaren e lartë të shërbimeve publike Laura Shteto.
Togat të zeza të Apelit nuk pranuan kërkesën e tyre për masë më të butë sigurie.
Ato u arrestua pak javë më parë, pasi dyshohet se Duro nëpërmjet Shtetos mori rryshfet 330 mijë lekë për të favorizuar një kompani për rikonstruksionin e disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.
Këto para dyshohet të jenë dhënë nga Vladimir Topi, administrator i kompanisë fituese. Më herët për të Shkalla e Parë caktoi masën e sigurisë arrest në shtëpi për shkak të moshës.