Një 40 vjeçar është proceduar penalisht pasi u kap në pikën kufitare të Kapshticës me 21 800 euro të padeklaruara. 00 vjeçarit që jeton në Greqi iu gjetën paratë në çantën e tij të dorës.
Shuma monetare u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.