Politikani serb, Aleksandër Jabllanoviç i është përgjigjur deklaratave të bëra ditën e sotme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se ai ka marrë 1 milion euro dhe dy apartamente në Beograd, që të mos hynte në zgjedhjet komunale në veri.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jabllanoviç u shpreh se për këtë deklaratë të Kurtit do të duhej që ai, ose kryeministri Kurti të thirresin për t’u pyetur në prokurori.
“Në një sistem serioz demokratik, sot për t’u thirrur në prokurori do të ishte z. Albin Kurti apo unë. Meqë jemi larg nga demokracia, unë po i jap kryeministrit 1 banesë dhe 500 mijë euro, por po i lutem të më tregojë se ku është banesa tjetër dhe pjesa tjetër e parave”, shkroi ai në Twitter.
U ozbiljnom demokratskom sistemu danas bi na razgovor u tužalaštvu bio ili gospodin @albinkurti ili ja.Pošto smo mi daleko od demokratije, ja poklanjam Premijeru 1 stan i 500.000€,samo ga molim da me uputi gde je taj drugi stan i ostatak novca?https://t.co/vNTgUaAQbK
— Aleksandar Jablanović (@AleksandarJabl1) June 21, 2023