Monedha europiane ka pësuar përsëri një trajektore rënëse.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro po këmbehet aktualisht me 106.78 lekë duke pësuar një rënie me gati 2 pikë brenda pak ditëve.
Banka e Shqipërisë ka sqaruar se luhatja në kursin e këmbimit vjen për arsye të zhvillimit të ekonomisë dhe nuk parashikohet të ndërhyhet.
Vetëm 4 ditë më parë monedha europiane preku nivelin e 108 lekëve më i larti i larti i regjistruar gjatë muajit qershor./abcnews.al