“Mbështetja nuk do mungojë”, Yuri Kim: Çrrënjosja e korrupsionit kërkesë e SHBA, për të qenë aleat më i fortë

schedule10:22 - 21 Qershor, 2023

schedule 10:22 - 21 Qershor, 2023

Në konferencën e saj të fundit, në përfundim të mandatit në Shqipëri, diplomatja amerikane Yuri Kim vuri në duke bashkëpunimin në rritje mes Shqipërisë dhe SHBA në fushën e mbrojtjes dhe atë ekonomike. Kim vuri theksin në zbatimin e reformës në drejtësi, jo thjesht si një cështje morale, por si një kërkesë të SHBA, që sic u shpreh ajo, Shqipëria të jetë një aleat më i fortë.

“Në nuk do të lëkundemi në mbështetje për aspiratat e popullit shqiptar. Ndërsa keni forcuar demokracinë bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes është rritur. Në 2021 Shqipëria ishte organizatore e Defender Europe, që s’ishte mbajtur kurrë në Shqipëri.

Në 2022 forcat speciale të SHBA ngritën selinë e task forcës për Ballkanin. Ishte impresionuese se si ne 2022 grup batalionin të certifikohej nga NATO. Aktivitetet janë dy fishuar në vitet e fundit. Sulmet kibernetike dashakeqe të Iranit treguan kërcënime të reja me të cilat duhet të përballemi sëbashku. SHBA kanë akorduar paketën më të madhe të ndihmë kibernetike që i kemi ofruar ndonjë vendi. Lidhjet e biznesit me SHBA gjithashtu vijojnë të rriten. Ka ende vend për përparim, por po ndodh.

Mund t’ju kujtohet ne tetor 2020 nënshkruam bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve tona. Këto investime do mundësojnë që Shqipëria të bëhet qendër e shpërndarjes së energjinë në Ballkan. Në qershor 2022, nënshkuar momerandumin për 4G dhe 5 G. Investimet tregtare mes dy vendeve janë rritur. Investimet e huaja arritën një nivel të ri, dyfish i asaj para pandemisë.

Tregtia dy palëshe është rritur në mënyrë të vazhdueshme, eksportet janë rritur. Jam besimplotë se investimet do vijojnë të rriten ndërsa Shqipëria përmirëson rregullat, zgjidh problemin e pronës dhe lufton korrupsionin në gjykata. Cështja e reformës në drejtësi, crrënjosja e korrupsionit nuk është cështje morale, por është kërkesa e SHBA që Shqipëria të jetë një aleat më i forte” u shpreh ambasadorja Kim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!