Kryebashkiaku i AKP Erenler Fevzi Kiliç, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.
Sipas mediave vendase, Kiliç, 59-vjeç, ndërroi jetë pasditen e sotme, ndërsa sipas dëshmitarëve, kryebashkiaku ka qenë në zyrën e tij duke punuar. Punonjësit e bashkisë ishin ata që lajmëruan urgjencën, dhe u transportua me urgjencë për në spital.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, Kiliç nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka ndërruar jetë në spital.