Mbrëmjen e sotme, më konkretisht në orën 20:45, përveç “legjionarëve” të Kombëtares tonë, të cilët do të ndeshen në transfertë me Ishujt Faroe do të zbresin në fushë dhe 10 përfaqësuese të tjera kombëtaresh, në 10 përballje të velfshme për fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024.
Në grupin A, Norvegjia e Erling Haaland do të kërkojë në “shtëpi” 3 pikët e para të këtyre kualifikueseve, teksa do të presin në Oslo, “diletantët” e Qipros. Në përballjen tjetër të këtij grupi, Skocia do të presë në Glasgou, Gjeorgjinë e Kvicha Kvarataskhelia për të vazhduar serinë e tyre prej 3 fitoresh në këtë rrugëtim.
Në grupin E, grup ku bën pjesë dhe Kombëtarja jonë do të zhvillohet dhe një ndeshje tjetër, ajo mes Moldavisë dhe Polonisë së Robert Leëandoëski, me këta të fundit që kërkojnë vetëm fitoren.
Në grupin F, Austria do të “përplaset” në arenën “Ernst Happel Stadion” të Vjenës me Suedinë, ndërsa në përballjen tjetër të këtij grupi, “djajtë” e Belgjikës do të udhëtojnë drejt transfertës së lehtë në letër të Estonisë.
Në grupin G, Serbia do të përballet në transfertë me Bullgarinë, ndërsa Hungaria pret në shtëpi Lituaninë. Ndërkaq, në grupin J, Bosnja dhe Hercegovina do të presë në “shtëpi” Luksemburgun, Sllovakia do të udhëtojë drejt Lihtenshtejnit, ndërsa “luzitanët” e Portugalisë do të ndeshen në transfertë ndaj Islandës. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare:
Grupi A
Norvegji – Qipro
Skoci – Gjeorgji
Grupi E
Moldavi – Poloni
Grupi F
Austri – Suedi
Estoni – Belgjikë
Grupi G
Bullgari – Serbi
Hungari – Lituani
Grupi J
Bosnje dhe Hercegovina – Luksemburg
Islandë – Portugali
Lihtenshtejn – Sllovaki