Vdekja e muxhahedinit, Çuçi: Policia s’ka prekur askënd me dorë, presim ekspertizën mjeko-ligjore

schedule17:32 - 20 Qershor, 2023

schedule 17:32 - 20 Qershor, 2023

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuci foli sot për aksionin e sotëm në kampin e MEK në Manëz të Durrësit. Ai u shpreh se gjatë aksionit nuk është prekur askush me dorë, ndera iu përgjigj edhe akuzave për vdekjen e një anëtari të muxhahedinëve, si pasojë e veprimeve të Policisë.

“Ne po presim ekspertizën mjekoligjore, ka pamje, nuk është prekur qoftë dhe një anëtar i MEK në Manëz. Edhe një person nuk është prekur me dorë. Do presim ekspertizën mjeko-ligjore për të dalë në konkluzione, por unë jam i bindur se kemi pasur kujdesin e duhur, që mos të krijojmë incidente brenda  kampit”, tha ai.

Ai tha se Policia e Shtetit ka vepruar, pas kërkesës së gjykatës, për të kryer kontrolle brenda ambienteve të Kampit.

“Aktiviteti politik i tyre kohët e fundit ka tërhequr vëmendjen e prokurorisë, SPAK. Ashtu siç në fakt duhet të veprojë çdo institucion ligjzbatues, në vend, SPAK ka pasur arsye dhe indicie të forta në lidhje me këtë gjë dhe i është drejtuar gjykatës për të bërë një kontroll brenda kampit dhe për të bërë sekuestrime të pajisjeve që mund të gjendeshin aty dhe gjykata ka marrë një vendim brenda normaleve dhe ligjeve shqiptare. Është një veprim që lidhet me zbatim të vendimit të gjykatës, për të kryer kontroll të gjithë territorit dhe të bëjë sekuestrimin e pajisjeve elektronike sipas vendimit të gjykatës”, tha ai.

Ministri iu përgjigj edhe kritikave se pse u ndërmor ky aksion dhe nëse është detyruar të bëhet nga palë të treta, për këtë Çuçi u shpreh si vijon: Shqipëria ka qenë, është dhe mbetet vend paqësor.  Ne nuk kemi pasur probleme me shtete fqinje, apo me shtete e tjera. Nëse mendojnë se ne jemi shtrënguar për këto veprime, qoftë edhe nga regjimi i Iranit, kjo është e pabazuar për dy arsye. Së pari, qeveria nuk është ajo që ka ndërhyrë në kampin e MEK, por ka qenë gjykata që ka urdhëruar. E dyta, është shumë e qartë qëndrimi ynë me regjimin e Iranit se e në vjeshtën e kaluar kemi ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me këtë regjim. Veprimet, që janë ushtruar ndaj Policisë, janë të pa tolerueshme. Ata janë në Shqipëri, që nuk do kryejnë aktivitet politik dhe do zbatojnë çdo ligj të shtetit shqiptar.”, tha ai/ n.m.abcnews.al