A$AP Rocky postoi foton e Rihannës me të birin, komenti i këngëtares është epik

schedule12:47 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:47 - 20 Qershor, 2023

A$AP Rocky dhe Rihanna janë një nga çiftet që kultura e pop-it i do shumë dhe ata kujdesen t’ia kthejnë dashurinë, por edhe të ndajnë momente nga përditshmëria e tyre.

Këtë herë, A$AP ndau disa foto më të adhurueshme të Rihanna-s dhe djalit të tyre për Ditën e Babait, dhe njerëzit nuk mund të ndalojnë së komentuari se sa të lezetshëm janë ata.

“Çdo ditë është dita e babait”, ka shkruar në mënyrë karakteristike reperi i njohur në mbishkrimin e postimit, ku përfshihen më shumë momente private dhe familjare të çiftit. Dhe Rihanna la komentin e saj në atë postim të veçantë duke thënë: “Djemtë e Mayers më kanë vjedhur gjithë zemrën. Gëzuar budallallëkun e ditës së babait”, tha Rihanna në një koment.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by A$AP ROCKY (@asaprocky)

Çifti para lidhjes së tyre romantike, ishin miq prej shumë vitesh, por në vitin 2021 ata zyrtarizuan lidhjen. Këngëtarja, majin e kaluar njoftoi shtatzëninë e dytë në Super Bowl, ndërsa fotot e tyre familjare nuk pushojnë së emocionuari fansat./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!