Gati për martesë, Gerard Pique po përgatitet t’i propozojë Clara Chía-s

schedule12:35 - 20 Qershor, 2023

schedule 12:35 - 20 Qershor, 2023

Ndërsa Shakira ndodhet në SHBA ku ka nisur një fillim të ri në jetën e saj, ish-bashkëshorti i saj duket se po përgatit një fejesë dhe martesë të re me partneren e tij 25-vjeçare.

Sipas mediave spanjolle, ish-futbollisti pritet që brenda pak ditësh të shpallë fejesën me Clara Chía-n, ndërkohë që javën e kaluar çifti ka vizituar një argjendari në Barcelonë, për të dizajnuar një unazë me porosi.

Gerard Pique dhe Clara Chía do të martohen. Ish-futbollisti dhe partnerja e tij kanë marrë këtë vendim shumë të rëndësishëm. Ata kanë planifikuar gjithashtu kohën e përsosur për të dhënë lajmin e mirë. Njoftimi do të bëhet në një datë tjetër të rëndësishme për Piqué, dasmën e vëllait të tij Marc, i cili do të martohet me të dashurën e tij, Maria, më 24 qershor”, thanë burimet për mediat spanjolle.

Ish-asi i futbollit dhe studentja 25-vjeçare, të cilët e bënë publike romancën e tyre vitin e kaluar, pas ndarjes së hidhur të Piqué me Shakirën, kanë treguar dashurinë e tyre që në momentin e parë dhe gjithçka lë të kuptohet se janë gati të hedhin hapin e radhës në jetën e tyre./abcnews.al