“Kim ka punuar me zemër për Shqipërinë”/ Xhaçka mikpriti në vizitën e saj të fundit ambasadoren e SHBA

schedule23:16 - 19 Qershor, 2023

schedule 23:16 - 19 Qershor, 2023

Ministrja e jashtme Olta Xhacka ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren në ikje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.

“Mikprita sot Ambasadoren Yuri Kim në vizitën e saj të fundit si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri” shkruan ministrja, e cila vlerëson punën që Kim ka bërë në Shqipëri.

“Është e trishtueshme të shohësh një mike të mirë të largohet. Kemi punuar shumë së bashku për avancimin e marrëdhënieve midis dy vendeve tona dhe i jemi mirënjohës Yurit që me zemër ka punuar për interesin më të mirë të Shqipërisë”, shprehet Xhacka.

Ministrja e Jashtme e ka uruar Juri Kim për misionin e saj të ri e të rëndësishëm, tashmë si zëvendësndihmëse sekretare kryesore për çështjet europiane në Departamentin amerikan të Shtetit.

“E sigurtë që rrugët tona do të kryqëzohen sërish në të ardhmen” shkruan Xhaçka në një postim që është shpërndarë edhe nga faqja e Ambasadës amerikane në Tiranë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!