Gjatë intervistës për “Pas mesnate” Suzana Varvarica kujtoi gjithashtu edhe fillimet në kostumografi. Megjithëse kishte studiuar për skulpturën, atë e dërguan në Kinostudio për t’u marrë me kostumografinë. Ajo e kujtoi këtë periudhë si të vështirë saqë nuk kishte dëshirë të shkonte në punë.
Megjithatë, falë ndihmës së vëllait të saj, Suzana tregoi se dalëngalë filloi ta dashuronte këtë profesion. Më pas, siç shtoi ajo, iu kthye pasionit të saj, skulpturës. Varvarica ka realizuar një sërë skulpturash. E pyetur për një ekspozitë të mundshme, ajo tha se shumë shpejt do ta realizojë.
“Jo vetëm si dramë por gati gati më ndryshoi shumë elemente të miat brenda sistemit psikomotor që ka një njeri. Del nga një shkollë dhe emërohesh në një vend që ska lidhje me atë që ke mësuar, për atë kohë ishte shumë e dhimbshme. Nëse në atë kohë shteti dhe familja paguante për të ritur një njeri si rasti im të skulpturës momunentale dhe më pas përballeshe me një profesion që asnjëherë nuk kishte marrë asnjë leksion të vetëm për kostumografi apo skenografi, ishte e vështirë. E kam përjetuar keq.
Një kohë s’doja të shkoja në punë. Filloi të rritej frika dhe ankthi dhe se si do të takohesha me persona që ishin profesionistë të fushës por që unë nuk kisha lidhje me të. Por falë vëllait të dytë, që e merrte situatën në dorë në familjen tonë, më orientoi dhe më tha se kam një mik në Bibliotekën kombëtare dhe do të marrim një revistë mode gjermane, dhe do të shohim me vëmendje. Kështu i hyra asaj rruge dhe më pas pas sedrës, për të mos thënë se je një humbëse, m’u bë profesion. Më pas t’i mbetesh aty dhe fillon edhe e dashuron. Kujtoj filmin e parë që kam realizuar dhe kishter të bënte me hetuesinë.Më pas fillova të merresha me skupturën. Njëra është Lushnje, në Presidencën shqiptare dhe një në Itali”, tha ajo./abcnews.al