Sulmi terrorist në Ugandë/ I riu tregon tmerrin: Jam lyer me gjakun e shokëve të mi që të mendonin se kam vdekur

schedule07:50 - 20 Qershor, 2023

schedule 07:50 - 20 Qershor, 2023

Studenti Julius Isingoma ka treguar për BBC se si i mbijetoi mrekullisht një sulmi gjatë natës nga rebelët e dyshuar islamikë në konviktin e tij të shkollës në Ugandën perëndimore. Rreth 40 persona, 37 prej tyre studentë, vdiqën në sulmin në shkollën e mesme në qytetin e vogël të Mpondëe të premten mbrëma.

“Jam lyer me gjakun e shokëve të mi të vdekur në gojë, veshë dhe kokë, në mënyrë që sulmuesit të mendojnë se kam vdekur”, tha ai. Julius ishte në mesin e gjashtë personave që i mbijetuan sulmit. Ai kujton se sulmuesit shkuan në konviktin e vajzave, duke i tërhequr zvarrë dhe duke i vrarë me hanxhar.

Më pas shkuan në konviktin e djemve, kanë thyer derën dhe kanë nisur të sulmojnë studentët. Julius thotë se e mbyllën konviktin kur kuptuan se ishin në rrezik. “Kur nuk mundën ta hapnin derën, hodhën një bombë brenda konviktit dhe më pas përdorën çekiç dhe sëpata për të thyer derën”, tha ai.

“Sulmuesit më panë, por menduan se kisha vdekur”, tha ai për BBC. Ata dolën dhe u kthyen në konvikt për t’u siguruar që të gjithë kishin vdekur. “Pikërisht në këtë moment më qëlluan në dorë dhe i vunë flakën konviktit”, tha ai./abcnews.al