Miliarderi i Mbretërisë së Bashkuar, Hamish Harding është një nga pesë personat në bord e nëndetëses turistike e cila humbi teksa ishte duke çuar njerëzit për të parë rrënojat e Titanikut.
Lajmin e kanë konfirmuar për Sky News familjarët e miliarderit.
Ngjarja ka ndodhur të dielën në mëngjes, ndërsa nëndetësja mësohet se ka humbur çdo kontakt afërsisht një orë e 45 minuta pas zhytjes.r.t/abcnews.al